Mësohet data – ja kur Inter do e kompletojë blerjen e Correas

Inter pritet që të bëjë zyrtare transferimin e Joaquin Correa në muajin e ardhshëm, sapo të arrijnë në 2 shkurt.

Sport

10/01/2022 15:01

Argjentinasi iu bashkua “Neurazzurëve” në formë huazimi me opsion blerje në verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Correa ishte ndër dy blerjet e kompletuar nga Inter pas shitjes së Romelu Lukakut. Marrëveshja mes Inter dhe Lazio pritet të bëhet zyrtare me 2 shkurt.

Correa ka shënuar katër gola në 13 ndeshje në Seria A këtë edicion dhe skuadra e Inzaghit pritet ta kompletojë këtë në muajin e ardhshëm.

Pastaj, sulmuesi do e zyrtarizojë kontratën e nënshkruar deri në vitin 2024.

Correa ishte i lidhur me Arsenalin dhe Evertonin gjatë verës, por ka zbuluar se Interi ka qenë gjithmonë opsioni numër 1 i tij edhe sepse ai do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Simone Inzaghi, i cili gjithashtu kaloi Lazion me kampionët e Serisë A gjatë verës./Lajmi.net/