Mësohet çmimi i kartonit të Asensio

Marco Asensio vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të përfolur te Real Madridi.

Sport

16/06/2022 09:21

Lojtari spanjoll lidhet me një largim të mundshëm nga Real Madridi dhe interesimi për të nuk mungon.

Skuadra si Arsenal, Manchester United dhe Milan janë vënë pas yllit të ‘Los Blancos’.

Sipas ‘Marca’, Arsenal janë informuar se çmimi që duhet të paguhet për Asensio është 40 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Real Madrid nuk do të pranojë asnjë ofertë që nuk prekën shumën e lartpërmendur.

E njëjta shifër do të vlejë edhe për Milanin dhe Manchester United, nëse duan të përforcojnë krahun e djathtë.

Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjëra prej skuadrave ofertën e mjaftueshme për Realin. /Lajmi.net/