Mësohet çmimi i biletave për finalen e Ligës së Kombeve

Të dielën zhvillohet finalja e madhe e 'Nations League'.

Sport

07/10/2021 13:30

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Francë, të dielën në finalen e madhe nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

UEFA, ka njoftuar se tashmë kanë dalur biletat në shitje për këtë ndeshj që do të luhet në “San Siro”.

Bileta më e lirë kushton 10 euro, ndërsa ajo më e shtrentja është 70 euro.

50% e kapacitetit të stadiumit mund të jetë i mbushur në stadium, kurse nga 3000 bileta janë ndarë për secilin ekip.

Tifozët e pranishëm të moshës mbi 12 vjeçare duhet të kenë me vete dëshminë e vaskinimit të plotë kundër COVID-19 ose testin antigjen të kryer më së largu 48 orë para ndeshjes.

Të dielën nga ora 15:00 do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë ku do të takohen Italia me humbësin e ndeshjes së sotme mes Belgjikës dhe Francës.

Biletat për ndeshjen e vendit të tretë kanë një çmim prej 10 euro më e lira, kurse më e shtrentja 40 euro. /Lajmi.net/