Meshkujt që kanë probleme me ereksion janë dyfish më të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe tru

Një studim i ri sapo ka zbuluar se meshkujt të cilët kanë probleme me ereksion ballafaqohen me një rrezik të dyfishuar të të pësuarit sulm në zemër apo sulm në tru.

Lifestyle

19/06/2018 08:55

Doktorët kanë thënë se problemet e tilla duhet t’i nxisin meshkujt që të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Problemet me ereksion, të cilat shkaktohen si pasojë e shtypje së lartë të gjakut dhe kolesterinës, i prekin një në dhjetë meshkuj gjatë një faze të jetës së tyre.

Hulumtuesit pohojnë se impotenca është indikatori më i mirë i sëmundjeve të zemrës – madje më i mirë se shtypja e lartë e gjakut apo nivelet e larta të kolesterinës.