Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Meshkujt më të rrezikuar nga kanceri i stomakut

16:19 | 12 Dhjetor 2014

Kanceri i stomakut

Kanceri i stomakut, i njohur ndryshe si gastrik, prekë më tepër meshkujt, sidomos ata mbi 50 vjeç.

Ndërkohë që theksohet se më të rrezikuar janë ata persona që e kanë grupin e gjakut A. Përpos kësaj, një tjetër element ndikues mjaft i rëndësishëm është edhe faktori gjenetik.

Individët, të cilët kanë në familje apo në fis një person të prekur nga kjo sëmundje e rëndë, janë më të rrezikuar. Disa nga simptomat e saj janë dhembjet e shpeshta të barkut dhe ndjesia e lodhjes dhe këputjes, transmeton Lajmi.net.

“Ndjesia e fryrjes së tepërmi pas një vakti të lehtë, dhembje e papërcaktuar e barkut zakonisht sipër kërthizës. Gjithashtu djegie kraharori ose shenja të një ulcere, humbje e pashpjegueshme e peshës dhe humbje e oreksit”, janë disa nga simptomat e kancerit të stomakut.

Mjekët këshillojnë një stil jetese pa duhan dhe të pasur me fruta dhe perime. Konsumimi i ushqimeve me kripë, të tymosura apo edhe të konservuara, rritë rrezikun nga ky kancer, transmeton Lajmi.net.

Ky kancer është një ndër tumoret e shpeshtë i quajtur ndryshe edhe si kanceri gastrik. Ai është një kancer i trajtueshëm nëse zbulohet me kohë, por duhet bërë kujdes, pasi që simptomat janë rrallë herë të dukshme në stadet e para të shfaqjes së tij.

Njohja dhe ndërgjegjësimi mbi faktorët e këtij kanceri, komunikimi me mjekun apo interesimi më i madh për këtë sëmundje, ulë rrezikun nga prekja e kësaj sëmundje.