Mesazhi prekës i Luis Diaz për babanë e zhdukur – pas golit me Liverpoolin

Luton Town ka shkaktuar një nga befasitë e javës së 11-të në Premierligën angleze, duke barazuar me Liverpoolin. Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit anglez dhe Liverpooli barazuan 1:1, në stadiumin “Kenilworth Road”, shkruan lajmi.net. Hero për “Të Kuqtë” në këtë takim ishte Luis Diaz që shënoi golin në shtesë dhe i…

Sport

05/11/2023 20:30

Luton Town ka shkaktuar një nga befasitë e javës së 11-të në Premierligën angleze, duke barazuar me Liverpoolin.

Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit anglez dhe Liverpooli barazuan 1:1, në stadiumin “Kenilworth Road”, shkruan lajmi.net.

Hero për “Të Kuqtë” në këtë takim ishte Luis Diaz që shënoi golin në shtesë dhe i shpëtoi ata nga turpërimi.

Në fakt, për Diazin ishte një ditë emocionale pasi u kthye në skuadër për herë të parë që nga rrëmbimi i prindërve të tij, me babain, Luis Manuel Diaz ende të zhdukur.

Pikërisht për këtë të fundit, Diaz shfaqi një mesazh në fanellë duke kërkuar lirimin e tij.

“Liri për babain tim” – shkruhej në fanellën e Diaz duke e shfaqi pas golit të shënuar.

Ndryshe, Liverpooli me këtë barazim është i treti me 24 pikë, ndërsa Luton ngritet në pozitën e 17-të me gjashtë pikë./Lajmi.net/