Mesazhet e Amerikës: Ushtria jo pa Kushtetutë, demarkacioni sa më shpejt, zgjedhje jo…
Zëvendës ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee gjatë vizitës dyditore në vendin tonë ka takuar një numër të madh të politikanëve si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
Lajme
Në zyre i shkoi vetëm Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por jo edhe presidentit Hashim Thaçin, të cilën e takoi në një restorant të kryeqytetit.
Në rezidencën e ambasadorit Greg Delawie, Hoyt Brian Yee-s i shkuan të gjithë ata që i kishte ftuar, bile kryetari i VV-së, Visar Ymeri kishte venë edhe kravatë dje, që zakonisht nuk e bënë, shkruan lajmi.net.
Në rezidencën amerikane ishin edhe dy deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani e Anton Quni, Elmi Reçica i PDK-së, Rrustem Berisha i AAK-së, Ilir Deda deputet i Alternativës, etj. Megjithatë, fotografi në Facebook nuk postuan ndonjë deputet i Nismës për Kosovën, duke lënë dyshime nëse ishin të ftuar apo jo.
Hoyt Brian Yee i takoi edhe krerët e Listës Serbe, prandaj mesazhet e përgjithshëm nga kjo vizitë në vendin tonë ishin të qarta: Ushtria vetëm me Kushtetutë, Demarkacioni duhet të kalojë së më shpejt dhe kosovarët rë lëvizin të lirë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe të fillojë punën duke nisur fillimisht me hartimin e statutit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas orarit kushtetues, pra në vitin 2018. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Hoyt Brain Yee: Qeveria ta tërheqë ligjin për transformimin e FSK-së
Themelimi i Asociacionit “shkëmbehet” me votat e serbëve për Demarkacion