Mesazhe e telefonata – Prokurorja tregon për bisedat mes Naim Murselit e Granit Plavës një ditë para vrasjes së Liridonës

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Në këtë seancë ka dëshmuar i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Prokurorja e rastit, ka treguar se më 28 nëntor 2023, një ditë para se të ndodhte vrasja, në ora 19:41 minuta, nga numri i…

Lajme

11/02/2026 13:47

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në këtë seancë ka dëshmuar i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Prokurorja e rastit, ka treguar se më 28 nëntor 2023, një ditë para se të ndodhte vrasja, në ora 19:41 minuta, nga numri i Naim Murselit i është dërguar një mesazh Granit Plavës. Aty në formë të file-t, shkruhej “e dorëzuar”.

Ajo ka treguar edhe për thirrjet telefonike mes tyre.

“Ka pas thirrje të humbura nga numri i Maimit tek i Granitit në ditën e vrasjes në orën 22: 35. Pastaj Naimi ka kontaktu me Granitin në orën 23:54”, ka thënë Prokurorja.

Liridona Ademaj dyshohet se është vrarë nga Granit Plava derisa ishte në veturë me Naim Murselin dhe dy fëmijët e saj.

Fillimisht, u raportua se Plava kishte tentuar t’i plaçkis ata e më pas ka përfunduar me vrasje.

Seanca gjyqësore po vazhdon në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /Lajmi.net/