Mesazh për bombë në emailin e shkollës në Leshak, Policia kryen kontrolle

Nxënësit dhe personeli i një shkolle në Leshak të Leposaviqit janë evakuuar të mërkurën, pas një mesazhi për vendosjen e një bombe brenda objektit shkollor. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 07:17, nga një mësimdhënës, i cili ka njoftuar se në adresën elektronike të shkollës kishte pranuar një mesazh…

Lajme

29/10/2026 10:08

Nxënësit dhe personeli i një shkolle në Leshak të Leposaviqit janë evakuuar të mërkurën, pas një mesazhi për vendosjen e një bombe brenda objektit shkollor.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 07:17, nga një mësimdhënës, i cili ka njoftuar se në adresën elektronike të shkollës kishte pranuar një mesazh ku thuhej se brenda objektit ishte vendosur një bombë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, përfshirë evakuimin e nxënësve dhe personelit.

Më pas, objekti shkollor është kontrolluar nga njësitë për deminim të Policisë dhe Njësia K9, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti si “Lajmërim i rremë”, ndërsa hetimet për këtë çështje po vazhdojnë. /Lajmi.net/