Mesazh i fuqishëm i tifozëve boshnjakë ndaj Kosovës, vjen reagimi i “Dardanëve”
Kombëtarja e Kosovës në hendboll është pritur ngrohtësisht nga tifozët e Bosnjë e Hercegovinës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024. Tifozët boshnjakë gjatë intonimit të himnit të Kosovës kanë shpalosur një mesazh. “Mirësëvini, lojtarët e Kosovës së PAVARUR” – thuhet në mesazhin e tifozëve boshnjakë, shkruan lajmi.net. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në hendboll është pritur ngrohtësisht nga tifozët e Bosnjë e Hercegovinës në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024. Tifozët boshnjakë gjatë intonimit të himnit të Kosovës kanë shpalosur një mesazh.
“Mirësëvini, lojtarët e Kosovës së PAVARUR” – thuhet në mesazhin e tifozëve boshnjakë, shkruan lajmi.net.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifogrupit të Kombëtares së Kosovës “Dardanët”.
Këta të fundit me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë falënderuar tifozët bosnjakë, derisa kanë shtuar se janë të hapur për bashkëpunim.
“Falënderojmë shumë publikun boshnjak, respektivisht nëngrupin “BhFanatics”, për mikpritjen e ngrohtë që u përkujdesen ta bëjnë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Armiku mbetet i përbashkët për të dy popujt, kurse ne jemi të hapur për thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me ata që në Bosnje mendojnë ndryshe nga klasa politike e atjeshme rreth pavarësisë sonë” – thuhet në reagimin e “Dardanëve”.
Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës në kuadër të fazës së dytë kualifikuese.
Në ndeshjen e parë, të luajtur të mërkurën në Prishtinë, triumfoi Bosnja me rezultatin 25:22./Lajmi.net/