Mes kaosit në Parlamentin shqiptar, betohet Avokati i Ri i Popullit – puth demokratët që i dhanë firmën
Mes tymueseve, përplasjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, Endri Shabani u betua sot si Avokat i Popullit në Kuvend. Deputetë të Partisë Demokratike zunë karriget e ministrave dhe krijuan tension që në nisje të seancës, ndërsa ceremonia e betimit u zhvillua në një atmosferë kaotike, larg çdo solemniteti institucional, raporton JOQ. Pas…
Lajme
Mes tymueseve, përplasjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, Endri Shabani u betua sot si Avokat i Popullit në Kuvend.
Deputetë të Partisë Demokratike zunë karriget e ministrave dhe krijuan tension që në nisje të seancës, ndërsa ceremonia e betimit u zhvillua në një atmosferë kaotike, larg çdo solemniteti institucional, raporton JOQ.
Pas betimit, Shabani përshëndeti me puthje disa prej deputetëve të PD-së që më herët i kishin dhënë firmën për kandidaturën e tij dhe u largua nga salla. Zgjedhja e tij u bë mbrëmjen e kaluar me 85 vota të mazhorancës dhe mbështetjen e PSD-së, ndërsa opozita e kontestoi procesin, duke pretenduar se ishte futur në “grackë” pas dhënies së firmave për disa kandidatë.