Mes dhimbjes dhe lotëve, Xheneta pranë Gjestit në lamtumirën për vëllain

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe trishtimi, sot iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, 15-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor. Ceremonia mortore u mbajt në fshatin Pavlan të Pejës, ku qindra qytetarë, familjarë, miq dhe të afërm ishin mbledhur për të nderuar kujtimin e tij, transmeton lajmi.net. Besart Kelmendi…

ShowBiz

27/09/2025 18:45

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe trishtimi, sot iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, 15-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Ceremonia mortore u mbajt në fshatin Pavlan të Pejës, ku qindra qytetarë, familjarë, miq dhe të afërm ishin mbledhur për të nderuar kujtimin e tij, transmeton lajmi.net.

Besart Kelmendi (Gjesti), vëllai i të ndjerit, u përkrah nga shumë figura publike që ndanë me të dhe familjen momentet e dhimbjes.

Të pranishëm ishin edhe ish-banorë të formateve Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova, që erdhën për të shprehur solidaritetin me këngëtarin dhe familjen Kelmendi.

Ndër ta u vu re edhe Xheneta Fetahu, e cila mori pjesë në ceremoni për të qëndruar pranë Gjestit në këtë ditë të rëndë për të dhe familjen e tij.

Pavlani sot heshti. E vetmja gjë që dëgjohej ishin hapat drejt varrit të një jete të ndalur shumë herët./lajmi.net/