Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
Liderët evropianë kanë mirëpritur lëvizjet e Donald Trump për të forcuar sanksionet kundër Rusisë. Ata e kanë shprehur këtë qëndrim pas bisedës së Trump me Putin në lidhje me një memorandum të mundshëm për paqen. “Udhëheqësit evropianë ranë dakord për këtë me Presidentin amerikan Donald Trump. Evropa dhe Amerika janë shumë të bashkuar për këtë…

Lajme
Liderët evropianë kanë mirëpritur lëvizjet e Donald Trump për të forcuar sanksionet kundër Rusisë. Ata e kanë shprehur këtë qëndrim pas bisedës së Trump me Putin në lidhje me një memorandum të mundshëm për paqen.
“Udhëheqësit evropianë ranë dakord për këtë me Presidentin amerikan Donald Trump. Evropa dhe Amerika janë shumë të bashkuar për këtë çështje: ne do ta mbështesim nga afër Ukrainën në rrugën e saj drejt armëpushimit. Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve. Ne u pajtuam për këtë me Presidentin e SHBA pas bisedës së tij me Putinin” ”, shkruan kancelari gjerman Friedrich Merz në rrjetin social X.
Më herët, Trump tha se Rusia dhe Ukraina do të “fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi”, pas telefonatës së tij me Vladimir Putin.
“Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi!” postoi ai në Truth Social, me një ton shumë më optimist se ai i Vladimir Putinit.
Ai tha se telefonata “shkoi shumë mirë”. “Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera.”
Duke folur më gjerësisht mbi negociatat, Trump tha: “Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të bëhet vetëm sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilat askush tjetër nuk do të ishte në dijeni.” Trump tha se Rusia dëshiron të marrë pjesë në “TREGTI në shkallë të gjerë” pasi të ketë mbaruar lufta.
Ai shtoi: “Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR.”
“Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj.”
Pas bisedës me Trump, Putin deklaroi se Moska është e gatshme për një memorandum për paqen dhe njoftoi kushtet për një marrëveshje me Ukrainën.