Mertens pritet të vazhdojë me Napoli

Dries Mertens pritet të vazhdojë edhe më tej me Napoli.

Sport

28/05/2022 12:22

Mertens ka kontratë me ‘Napolitanët’ deri në qershor të këtij viti, por rinovimi mund të ndodhë.

Sipas ‘Calciomercato’ ekipi i tij po i ofron atij një kontratë të re, por me një pagë të reduktuar, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, Lazio janë të gatshëm t’i japin atij një kontratë dyvjeçare për ta bindur që të largohet nga skuadra e tij dhe të ribashkohet me Maurizio Sarri.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i belgut./Lajmi.net/