Merret vendimi, Erion Veliaj mbetet në paraburgim
Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, shkruan A2 CNN. Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-2-1068x801-1.jpg)
Lajme
Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, shkruan A2 CNN.
Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Ndërkohë edhe biznesmeni Elman Abule do të qëndrojë gjithashtu në burg. Po ashtu nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për 5 biznesmenët e tjerë.
Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë.