Merret vendim: Shtesat për lehona 500 euro nga 1 qershori, pa i llogaritur shtesat për foshnjat
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje ndër të tjerash është bërë e ditur se shtesat për lehona nga 500 euro do të hyjnë në funksion nga 1 qershori. Kjo është bërë e ditur edhe nga ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti. Shtesat për lehona nga 500 euro parashihej…
Lajme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje ndër të tjerash është bërë e ditur se shtesat për lehona nga 500 euro do të hyjnë në funksion nga 1 qershori.
Kjo është bërë e ditur edhe nga ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti.
Shtesat për lehona nga 500 euro parashihej që të merreshin nga fillimi i këtij viti por gratë lehona vazhduan t’i merrnin vetëm nga 325 euro.
Pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti njoftoi rritjen e shtesave për lehonat në Kosovë ngjashëm siç pati njoftuar para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai tha se, megjithëse vendimi ishte planifikuar të hynte në fuqi në korrik, nuk ka arsye të pritet më gjatë.
“Nga 325.9 euro në muaj, duke filluar nga ky muaj, secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj, pa i përfshirë shtesat për foshnjën”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë./Lajmi.net/