Merret në pyetje nga hetuesia kandidati francez për president

Kandidati francez për president, Francois Fillon dhe gruaja e tij Penelope janë marrë në pyetje nga hetuesia franceze sot gjatë ditës.

Bota

30/01/2017 17:11

Një burim i Reuters ka deklaruar se ky veprim vie pas akuzave se gruaja e kandidatit për president, kishte përfituar shuma të majme parash për një punë që nuk e kishte kryer kurrë, transmeton lajmi.net.

Vetë Fillon ka thënë javën e kaluar se ai do të donte të merrej në pyetje pasi e sheh si një hap normal për hetim, dhe jo si një shenjë e fajësisë. /Lajmi.net/