Merr fund ngërçi Britani-BE, arrihet marrëveshja për Brexit-in

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur marrëveshje për çështjen e Brexit.

Bota

17/10/2019 12:44

Lidhur me arritjen e marrëveshjes për Brexit, ka folur kryeministri britanik Boris Johnson, i cili paralajmëroi që kjo marrëveshje mund të kalojë këtë të shtunë nga parlamenti.

”Kemi një marrëveshje të re të rëndësishme që kërkon kontrollin e duhur – tani Parlamenti duhet ta bëjë Brexit të shtunën në mënyrë që të mund të kalojmë në përparësi të tjera si kostoja e jetesës, spitali, krimi i dhunshëm dhe mjedisi ynë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa, edhe presidenti i Parlamentit Europian, Jean-Claude Juncker ka konfirmuar se tashmë ka një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për çështjen shumëgjatë të diskutuar Brexit.

”Aty ku ekziston dëshira, ekziston një #marrëveshje – ne kemi një! Kjo është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është dëshmi për angazhimin tonë për të gjetur zgjidhje. Unë rekomandoj që nga BE të miratojnë këtë marrëveshje”, është shprehur ai duke ndarë dhe dokumentet për ujdinë e arritur.