“Merr frymë” Prishtina, largohen mbeturinat vëllimore në lagje të ndryshme të kryeqytetit

Qyteti i Prishtinës, për muaj me radhë po përballet me mbeturina vëllimore që kanë kapluar qytetin. Përveç se pamje të tmerrshme ato rrezikojnë drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve, ndonëse disa prej tyre vetë i kanë hedhur ato. K.R.M “Pastrimi”, gjatë fundjavës ka marrë një aksion për pastrimin e tyre. Përmes rrjetit social Facebook, kjo kompani ka…

Lajme

18/05/2026 09:39

Qyteti i Prishtinës, për muaj me radhë po përballet me mbeturina vëllimore që kanë kapluar qytetin.

Përveç se pamje të tmerrshme ato rrezikojnë drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve, ndonëse disa prej tyre vetë i kanë hedhur ato.

K.R.M “Pastrimi”, gjatë fundjavës ka marrë një aksion për pastrimin e tyre.

Përmes rrjetit social Facebook, kjo kompani ka njoftuar se këto mbeturina janë larguar në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Tani, mbetet vetëm që qytetarët të vetëdijësohen dhe të mos hudhin mbeturina të tilla vend e pa vend por në lokacionin e caktuar nga komuna. /Lajmi.net/

Pamje: