Merr flakë kablloja elektrike në një ndërtesë në Prishtinë

Ka marrë flakë një kabllo elektrike në një kompleks banesor në Prishtinë, përkatësisht në “Rrugën B”.

Lajme

15/11/2018 21:33

Të gjithë banorët e një kompleksi banesor te “Rruga B”, në Prishtinë gjenden jashtë banesave të tyre pas djegies së një kablloje elektrike gjatë orëve të mbrëmjes në këtë lagje.

Siç raporton Express, banorët thonë se aty ndjehen në rrezik si dhe për momentin janë duke qëndruar jashtë banesave të tyre në temperatura të ftohta.

Nuk dihet nëse policia, zjarrfikësit ose drejtuesit e KEDS-it kanë shkuar në vendin e ngjarjes.