Merkel: Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Berlinit, nëse është e gatshme për kompromis

21:38 | 8 Korrik 2015

Vizita e Angela Merkel ne Beograd

Ajo ka thënë se po vërehet një gatishmëri e Beogradit për të arritur një kompromis dhe shpreson që kjo çështje do të pasqyrohet edhe në diskutimet e BE-së.

Kancelarja gjermane Anglea Merkel gjatë qëndrimit të saj në Beograd mes tjerash ka thënë se Serbia mund të llogaris në mbështetjen e Berlinit vetëm nëse është e gatshme për kompromis. Ndërsa ka shtuar se Beogradi zyrtar është në rrugë të mirë.

“Mund të llogarisni në mbështetjen e Berlinit. Përpjekjet tuaja duhet të shpërblehen, ndërsa është vetëm çështje kohe kur të fillojë hapja e këtyre kapitujve” ka thënë Merkel, raporton b92

Ajo ka shtuar se edhe programi ekonomik serb ka treguar rezultate pozitive, transmeton lajmi.net

Ndërsa ajo ka shtuar poashtu se integrimi i Serbisë në BE mundëson paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Interesi ynë është paqja dhe qetësia në Ballkanin Perëndimor, ndërsa anëtarësimi në BE e mundëson këtë gjë” ka thënë mes tjerash kancelaria gjermane Angela Merkel

Ndërsa ajo ka gjetur hapësirë edhe për të falënderuar kryeministrin e Shqipërsië Edi Rama, dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq për gatishmërinë e bisedimeve mes dy vendeve.

“Kualiteti i ri i kontaktit mes Shqipërisë dhe Serbisë shihet në vizitat e kryeministrave, të cilat nuk ishin të mundshme para disa viteve, kjo duhet të vlerësohet” ka shtuar Merkel.