Merkel i quan të vjetruara rregullat e BE-së për migrimin
Rregullat evropiane që janë në fuqi aktualisht dhe që administrojnë shqyrtimin e azilkërkesave janë të vjetruara dhe duhet të zëvendësohen nga një procedurë e re, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel para Parlamentit Evropian.

Bota
“Jini të sinqertë, procesi i Dublinit (në mbështetje të së cilës refugjatët duhet të kërkojnë azil në shtetin e parë evropian ku ata mbërrijnë ) në përbërjen e tij është i vjetëruar”, deklaroi kancelarja para eurodeputetëve në Strasburg përkrah presidentit francez, François Hollande.
“Unë jam pro idesë së një procedure të re për rindarje me paanësi të kërkesave për azil ndërmjet vendeve evropiane”, shtoi ajo./ATSH