Merkel fton Rusinë ta respektojë integritetin e Ukrainës

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Rusisë ta respektojë integritetin territorial të Ukrainës, pasi forcat e armatosura ruse u akuzuan se kanë okupuar dy aeroporte në gadishullin jugor ukrainas të Krimesë.

Bota

28/02/2014 12:52

“Ngjarjet janë duke e shqetësuar atë”, tha një zëdhënëse e Kancelares së Gjermanisë.

“në bisedime, (presidenti i Rusisë) Putin u përkushtua ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Tani është e rëndësishme që të gjithë partnerët e Ukrainës ta mbështesin integritetin e saj territorial me anë të veprave”, tha zëdhënësja Christianne Ëirtz.

Merkel ka uruar Kryeministrin e ri të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, duke e përshkruar emërimin e tij si “një shenjë inkurajuese e aftësisë së qeverisë së re për të vepruar”.