Merita Halili vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ja cila (Video)
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare e muzikës popullore, Merita Halili ishte e ftuar në emisionin Top Show Magazine.

ShowBiz
Duke folur rreth jetës private, Merita zbuloi se ajo vuan nga një sëmundje e pashërueshme, shkruan lajmi.net.
Është sëmundja ‘Lopus’, e cila shkakton çrregullime në sistemin imunutar, ajo nga e cila lëngon këngëtarja.
“E mora vesh që është folur e është thënë se Merita është sëmurë. Kjo është normale se në përgjithësi për njeriun publik flitet. Unë u diagnostikova në Shqipëri dhe vazhdoj kurën në Amerikë, për një sëmundje që ka lidhje me imunitetin. Quhet “Lupus” dhe i ndodh të gjithëve. Humbet pak imunitetin dhe nga dielli të krijohen njolla. Kaq ka qenë e gjitha.” ka thënë Merita.
Ajo tash e një kohë po jeton në Amerikë dhe nga atje zhvillon aktivitetet e saj në muzikë. /Lajmi.net/