Mërgimtari me fletëvotim në dorë bën thirrje që të votohet VV-ja, Gashi i PDK-së i kërkon Prokurorisë të reagojë
Përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ilir Gashi, ka shpërndarë një fotografi në Facebook, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve. Në këtë fotografi shihet një mërgimtar që mban një fletëvotim në duar dhe bën thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Gashi tha se kjo…
Lajme
Përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ilir Gashi, ka shpërndarë një fotografi në Facebook, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve.
Në këtë fotografi shihet një mërgimtar që mban një fletëvotim në duar dhe bën thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Gashi tha se kjo është një vepër penale dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të ndërmarrë veprime urgjente.
Ai ka thënë se ky rast mund të dëmtojë procesin zgjedhor, duke rrezikuar besueshmërinë e votave me postë nga diaspora.
“Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit! Kjo rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora”, ka shkruar Gashi.
Tutje përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, ka kërkuar që personi në fotografi të hetohet dhe të ndiqet për cenim të procesit zgjedhor, duke theksuar se ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për integritetin e zgjedhjeve.