Mërgimtari kërcënoi me mesazhe ish-bashkëshorten në Kosovë, shpallet në kërkim
Një burrë që jeton jashtë Kosovës është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 8 nëntor 2026, në Prishtinë. Viktima ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje…
Lajme
Një burrë që jeton jashtë Kosovës është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 8 nëntor 2026, në Prishtinë.
Viktima ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese.
Pas këtyre kërcënimeve, gruaja ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa policia e ka shpallur të dyshuarin në kërkim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.