Mërgimtari gjuan më armë të Zvicrës në një aheng në Kosovë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në fshatin Lebush të Deçanit, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjarë.

Lajme

22/04/2019 13:46

Policia njofton se i dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar 4(katër) gëzhoja të njëjtit kalibër. Ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit – pistoletë ,kal.9 mm dhe 29(njëzet e nëntë )copë fishekë. I dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane. Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”. /Lajmi.net/