Mërgimtari dënohet për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gjilan-Kamenicë, Policia i njofton autoritetet zvicerane
Policia e Kosovës ka dënuar një mërgimtar për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gjilan-Kamenicë. Sipas njoftimit, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut 60 km/h, ai është kapur duke vozitur 113 km/h. Bëhet e ditur se ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë-shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane…

Lajme
Policia e Kosovës ka dënuar një mërgimtar për tejkalim të shpejtësisë në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Sipas njoftimit, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut 60 km/h, ai është kapur duke vozitur 113 km/h.
Bëhet e ditur se ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë-shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej 300 euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre muajsh.
“Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Zviceran, për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër sipas marrëveshjes”, thuhet në njoftim.