Mërgimtarët ndezin veturat, me flamujt UÇK nisen drejt Prishtinës në protestë kundër Speciales
Mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë për pushime po i bashkohen protestës së paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë. Të pajisur me flamuj të UÇK-së dhe me veturat e tyre me simbole patriotike, ata janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën që mbahet sot nga ora 17:00. Në pamjet e siguruar nga…

Lajme
Mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë për pushime po i bashkohen protestës së paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.
Të pajisur me flamuj të UÇK-së dhe me veturat e tyre me simbole patriotike, ata janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën që mbahet sot nga ora 17:00.
Në pamjet e siguruar nga Lajmi.net, shihen kolona veturash duke u nisur nga qytete të ndryshme me mesazhe të qarta përkrahëse për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton lajmi.net
Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me qëllim kundërshtimin e padrejtësive dhe njëanshmërisë që po shfaqin Dhomat e Specializuara./Lajmi.net/