Mërgimtarët bllokohen për orë të tëra në kufirin Kroaci-Serbi, autobusët ende në pritje
Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, duke pritur që nga ora 02:00 e natës për të vazhduar udhëtimin. Sipas udhëtarëve që ndodhen në vendngjarje, kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra, ndërsa në një fazë…
Lajme
Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, duke pritur që nga ora 02:00 e natës për të vazhduar udhëtimin.
Sipas udhëtarëve që ndodhen në vendngjarje, kolonat janë të gjata dhe pritjet po zgjasin me orë të tëra, ndërsa në një fazë autoritetet kanë nisur të lejojnë vetëm kalime të pjesshme.
Një qytetar ka bërë të ditur për Klankosova.tv se automjetet ende nuk po lejohen të lëvizin lirshëm, ndërsa shumë udhëtarë kanë mbetur pa ushqim dhe ujë.
Në mesin e personave që presin ka edhe familje me fëmijë, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të temperaturave të larta dhe pritjeve të gjata.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, situata ka ndryshuar pjesërisht. Autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, ndërsa autobusët vazhdojnë të mbesin të bllokuar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet kroate për arsyet e bllokimit apo kohën kur pritet të normalizohet qarkullimi.
Ndërkohë, udhëtarët kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Kroaci dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kroate për të marrë informacione lidhur me këtë situatë.