Mercedes CLA45 AMG apo Audi S3 Sedan

Në auto show në New York u shfaqen Mercedes-Benz AMG CLA45 dhe Audi S3 Sedan, kjo nuk ishte rastësi! Një thënie e vjetër thotë: “mbaji shokët afër por armiqët edhe më afër”! Kjo është pikërisht ajo që të dy gjigantët gjermanë janë duke bërë, janë duke e sulmuar njëri-tjetrin me produkte elegante. Por, cilin ju…

Auto & Tek

05/09/2013 17:49

Në auto show në New York u shfaqen Mercedes-Benz AMG CLA45 dhe Audi S3 Sedan, kjo nuk ishte rastësi! Një thënie e vjetër thotë: “mbaji shokët afër por armiqët edhe më afër”!

Kjo është pikërisht ajo që të dy gjigantët gjermanë janë duke bërë, janë duke e sulmuar njëri-tjetrin me produkte elegante.

Por, cilin ju do ta zgjedhnit? Për temë të sotme të ditës ne duam të dimë nëse ju do të vini me Audi S3 Sedan apo Mercedes CLA45 AMG?

Në aspektin e stajlingut , CLA45 duket si një version i mini CLS63, elegant, sportiv, me motor 2.0 dhe me fuqi prej 355 kuaj fuqi, mbresëlënëse.

Audi S3 Sedan është nostalgjik, i ka vijat e përafërta me ato të Audi A4. Nga Audi thonë që ky model do të prodhoj 300 kuaj fuqi, jo aq sa CLA45 por do të jetë i fokusuar në konsumatorët të cilët kanë qejf teknologjinë e fundit si: Internet 4G LTE, ekran me një trashësi prej 0.43 incha (shumë i hollë), WiFi, etj.

Pra, cilin sedan you do ta zgjedhnit?  Na tregoni vendimin tuaj në komentet më poshtë.