Mercedes Benz i vitit 1937 është shitur me këtë çmim ?
Automjeti vjen me një histori të plotë nga të gjitha komponentët origjinale,duke përfshirë numrin e motorit.

Auto & Tek
Pasi ofertat filluan në 5 milion dollar, për një Mercedes Benz 540m Roadster i veçantë, modeli i prodhuar në vitin 1937, u shit në një ankand të organizuar nga RM Sotheby për jo më pak se 9.900.000 dollar, njofton Lajmi.net
Numri i shasisë 130894 është konsideruar të jetë një nga shembujt më të hershme të Mercedes Benz 540 K që ka mbijetuar në testin e kohës, dhe ky shembull i veçantë është në fakt një njësi para prodhimit.
Ajo ishte dërguar fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë viteve ajo ka kaluar vetëm 10.227 milje ose 16,458 kilometra.
Modeli i veçantë ka një motor V8 5.4 litra kompresor i cili prodhon 115 kuaj fuqi, fuqia e motorit është transferuar në rrotat me ndihmën e një transmisioni me katër shpejtësi manual, transmeton Lajmi.net
Ju mund ti shikoni më poshtë fotot e këtij modeli special.