Mënyra si kapeni përdore tregon shumë për lidhjen tuaj!

Një nga zakonet më të lezetshme të çifteve, është ecja dorë për dore.

Lifestyle

14/06/2018 00:03

Ndoshta ju nuk e kuptoni, por kjo do të thotë shumë për marrëdhënien tuaj dhe fazën në të cilën ju jeni duke shkuar si çift. Ka shumë mënyra sesi çiftet ia mbajnë dorën njëri-tjetrit dhe secila prej tyre do të thotë shumë për raportin që dy partnerët kanë me njëri tjetrin.

Po ju ku e gjeni veten?

Dora e kapur me gjithë pëllëmbën e saj:
Nëse ju e kapni dorën në këtë mënyrë, do të thotë që raporti juaj është i bazuar mbi afeksionin dhe jo pasionin.

Kryqëzimi i gishtave:
Kryqëzimi i gishtave simbolizon një ndjenjë të madhe pasioni dhe një lidhje të fortë midis çiftit.

Kapja e gishtave të vegjël të dorës:
Kjo mënyrë e të kapurit të dorës, do të thotë që ju të dy keni prioritet pavarësinë tuaj. Të tilla çifte respektojnë privatësinë dhe hapësirën e njëri-tjetrit./In Tv/