Mënyra se si shtrydhni pastën e dhëmbëve tregon diçka për personalitetin tuaj

Psikologët thonë se 40% e veprimeve tuaja nuk janë vendime të vetëdijshme por zakone.

Fun

18/11/2018 21:39

Ajo që ju konsideroni të jetë veprime të parëndësishme faktikisht përbëjnë rutinën tuaj dhe ato janë një pjesë e madhe e jetës tuaj, transmeton lajmi.net.

Si rrjedhojë, ju mund të zbuloni shumë për personalitetin tuaj. Bright Side zbuloi se si shtrydhja e pastës së dhëmbëve “shtrydh” diçka edhe nga personaliteti juaj.

E shtrydhni dhe e rrotulloni në fund

Ju jeni një person shumë i kujdesshëm dhe i pastër dhe ndërsa ju kujdeseni për personat e afërm, gjithashtu kujdeseni për të huajt. Shtëpia juaj është gjithmonë e pastër dhe jeta juaj është shumë e organizuar.

E shtrydhni në mes

Ju jeni një person realist dhe aktiv, si dhe zakonisht jeni paksa nxitues. Nuk jeni të ndjeshëm emocionalisht dhe nuk jeni të organizuar, por nëse hasni një sfidë, jeni të aftë ta largoni veten dhe eliminoni atë.

E shtrydhni në kokë

Jeni shumë kokëfortë dhe jeni në gjendje të bëni shumë për të marrë atë që dëshironi dhe për të arritur qëllimet tuaja. Jeni të prirur ndaj pesimizmit dhe nuk iu besoni shumë njerëzve, jeni mësuar të mbështeteni vetëm te vetja.

Nuk e shtrydhni fare

Kënaqeni të qëndroni vetëm, jeni një ëndërrimtar dhe jeni një person artistik. Ndonjëherë mund të duket sikur jeton në botën tënde brenda kokës. /Lajmi.net/