Mënyra më e thjeshtë për të përgatitur sherbetin e ëmbëlsirave, në frigorifer

Për një arsye, ti gjithmonë ke limona në shtëpi, por për çfarëdo qëllimi që t’i përdorësh duhet të mos i hedhësh lëkurat.

Lifestyle

03/02/2020 18:48

Ja që, me ato mund të bëhet një sherbet që nuk ka nevojë për zjarr dhe që mund ta përdorësh për të ëmbëlsuar gjithçka.

Merr lëkurat e mbetura, një enë të thellë, një pako me sheqer të bardhë dhe një kullesë.

Priti lëkurat e gjashtë limonave mesatarë, në copa të mëdha dhe përzieji në enë me një filxhan sheqer. Mbulo enën, duke e përzier çdo një orë përafërsisht, derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht. Kullo lëngun dhe fute në frigorifer.

Nëse ju duket e pabesueshme që mund të përftoni një sherbet aq të mirë, duhet të bindeni që acidi i lëkurave të sheqerit ndihmon shkrirjen e sheqerit pa qenë nevoja të shtojmë ujë apo ta ziejmë.

Kështu që ju do të keni një shije të pastër e një tenxhere më pak për të larë.