Mënyra ideale për të kursyer para këtë fillim vit

Në ditët e para të Vitit të Ri, secili nga ne mundohet të planifikojë qëllime të reja, ëndrra, arritje apo synime që i vendosim vetes.

Fun

03/01/2019 17:24

Ndërsa planifikojmë fillimin e vitit, ne duhet të kujdesemi për kursimet ku mund të jetë një nga synimet që mund t’i vendosim vetes. Ky është pikërisht një nga ato synime të cilat është vështirë ti përmbushësh, por më poshtë ka disa mënyra të thjeshta që mund ta arrini:

Mbani një arkë kursimi

Sado e vogël është ajo mund t’ju shërbejë për diçka sado e vogël: për një riparim makine, një pajisje që prishet, një pushim i nevojshëm etj.

Mos përdorni kartën e bankës

Gjithmonë bëjmë blerje impulsive, një veshje një çantë dhe ajo karta bankare ju shpëton gjithmonë. Po në qoftë se nuk do ta keni atëherë do të shpëtoni nga këto blerje të pamenduara.

Përcaktoni një buxhet të caktuar

Përcaktimi i buxhetit është shumë i rëndësishëm pasi në qoftë se e ndjekim atë dhe jemi të vendosur ta bëjmë do të shmangim shumë blerje të panevojshme dhe të bëra me nxitim. Ndaj këto ditë përcaktoni buxhetin vjetor për çdo muaj dhe ndoshta mund t’iu ndihmojë.