Menyja e re e startit në Windows 9 e demonstruar në një video

Microsoft ndoshta e ka demonstruar menynë e tij të re të startit këtë vit, por falë një videoje të fundit tani shihet çdo pjesë e planeve të kompanisë për të rikthyer këtë veçori të famshme.

Auto & Tek

12/09/2014 21:49

Faqja gjermane WinFuture ka postuar një video dy-minutëshe që demonstron atë se si menyja do të funksionojë në lansimin e radhës të Windows, transmeton Lajmi.net.

Opsionet e llogarisë janë vendosur në krye të Menysë së Startit tani për tani, duke ju lejuar që të dilni nga Windowsi apo thjeshtë ta mbyllni atë, përderisa opsionet për fikje dhe rifillim mund të qasen përmes një butoni të dukshëm në seksionin e llogarisë.

Menyja e re e startit konsiston me dy seksione: njëra për një listë të aplikacioneve tradicionale në panelin e majtë, dhe një seksion të ri në të djathtë që konsiston me një numër të aplikacioneve moderne.

Sidoçoftë, seksioni i djathtë mund të kolapsohet për të hapur rrugë për përdoruesit e Menysë së Startit që të eksplorojnë dosjet. Përndryshe, duket se kjo meny do të punojë njëjtë si ajo e Windows 7 por me disa opsione dhe aplikacione që mund të shfletohen nga një listë, transmeton Lajmi.net.

Videon që e demonstron menynë e startit mund ta shihni më poshtë: