Mentor Zejnullahu zgjidhet drejtor i QKUK-së
Mentor Zejnullahu është zgjedhur drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Zejnullahu kishte ushtruar detyrën e drejtorit të QKUK-së që nga gushti i vitit 2025, fillimisht në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Në procesin e konkursit të hapur për pozitën e drejtorit të QKUK-së, ai ishte kandidati i vetëm pasi kundërkandidati tjetër nuk mori pjesë…
Lajme
Mentor Zejnullahu është zgjedhur drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Zejnullahu kishte ushtruar detyrën e drejtorit të QKUK-së që nga gushti i vitit 2025, fillimisht në cilësinë e ushtruesit të detyrës.
Në procesin e konkursit të hapur për pozitën e drejtorit të QKUK-së, ai ishte kandidati i vetëm pasi kundërkandidati tjetër nuk mori pjesë në testim me shkrim.
Në bazë të rezultateve, Zejnullahu mori 62.5 pikë në testimin me shkrim.
Para se të emërohej ushtrues detyre i drejtorit të QKUK-së, ai kishte mbajtur pozitën e Drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta Tekniko-Administrative në këtë institucion.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Zejnullahu kishte pasuar Osman Hajdari, i cili ishte liruar nga detyra në gusht të vitit 2025./Lajmi.net/
