Mentor Haziri për Fifin: I preferoj të mësohet të shkruajë më mirë

Mentor Haziri ka sqaruar përmes një postimi në Instagram, deklaratën e tij për Fifin dhe Mc Kreshën, në emisionin "Mirage".

ShowBiz

15/03/2019 23:21

Mentor Haziri ishte i ftuar në një intervistë për “Mirage” ku ndër të tjera u pyet edhe lidhur me votimet në “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Meqë ishte komentuar votimi i tij për Mc Kreshën dhe Fifin në natën finale, pasi i kishte vlerësuar me katër pikë, ai sqaroi këto pikë.

Këngëtari tha se pavarësisht se kënga ishte e mirë, performanca në atë natë nuk ishte e mirë.

Pas reagimit të Fifit, Mentori edhe njëherë përmes një postimi sqaron se vlerëson Kreshën si një ndër reperët më të mirë dhe më inteligjentë, por atë natë kishte probleme me kufje.

Kurse, për Fifin thotë “Kolegia e tij ishte jashte notave totalisht ne performancen e saj por kjo dhe mund te rregullohet me ushtrime te kendimit live, ne skene te madhe sic eshte Kenga Magjike (edhe perderisa shquhet si tekstshkruese i preferoj qe te mesohet te shkruaj me mire)”. /Lajmi.net/

YouTube player