Menduat se tamponët e hundës ishin keq? Kina ka filluar përdorimin e tamponëve anal për testimin e Covid-19!

Ekspertët thonë se kjo metodë është shumë më e saktë.

Fun

27/01/2021 15:40

Kina ka filluar përdorimin e tamponëve anal për të testuar banorët për koronavirus, shkuan lajmi.net.

Ekspertët kinez thonë se kjo metodë është shumë më e saktë dhe rritë shumë gjasat për të detektuar virusin tek njerëzit.

Për të marrë mostrën e testimit, tamponi duhet të futet rreth 5 centimetra në vrimë anale dhe të rrotullohet disa herë. Pasi të bëhet rrotullimi disa herë, tamponi nxirret dhe futet në mbajtësin e mostrës.

Gjithë procedura thuhet të marri rreth 10 sekonda.

Kryeqyteti kinez filloi të përdorë këtë metodë në testimet masive pasi që një djalë 9 vjeç rezultoi pozitiv me virus javën e kaluar.

Që nga 17 janari, më shumë se 3 milionë qytetarë të Beijing janë testuar në këtë mënyrë. Gjithashtu më shumë se 1 mijë mësimdhënës dhe nxënës nga shkolla ku shkon pacienti janë testuar.

Tamponët anal janë përdorur për testim në Kinë që nga viti i kaluar, mirëpo kjo metodë është përdorur shumë pak për shkak që është shumë e pakëndshme.

Pacientët asimptomatik mund të rezultojnë negativ me tamponët e hundës, mirëpo shenja të virusit me sa duket qëndrojnë më gjatë në vrimë anale, dhe është më e lehtë të identifikohen pacientët asimptomatik përmes kësaj metode. /Lajmi.net/