Menduan se ishte naftë, por kur u afruan gjetën diçka tjetër (Video)

Oqeani është plot me befasi, sidomos me befasi të mrekullueshme si kjo më poshtë!

Fun

18/05/2015 15:39

Ata në fillim menduan se ishte një derdhje e naftës në det, por më pas kur hynë në ujë për ta parë nga afër, u mahnitën nga ajo që zbuluan.

Një grumbull i madh i peshqve ishte grumbulluar afër ‘Scripps Pier’, San Diego, Kaliforni më 8 korrik 2014.

Pamjet u kapën nga stafi i ‘Scripps’ dhe studentët nënujorë të cilët u afruan për të parë çfarë ishte kjo që nga largësia dukej si naftë. Ata u mahnitën me grumbullin e madh të peshqve, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon më poshtë: