Menduan se ishte ide brilante zbritja e dollapit me litar nga ballkoni

Transportimi i mobileve në shtëpi apo banesa vërtet është një problem i madh, dhe idetë e reja për t’i futur sa më lehtë janë të mirëseardhura.

Fun

06/07/2018 12:20

 

Por, për fat të keq dy burra që kishin menduar se kishin gjetur një zgjedhje të mençur duke përdorur litarin dhe zbritur nga ballkoni mobilet, doli të jetë ide e keqe.

Ata kishin lidhur me litar dollapin dhe mundoheshin ta zbresin në tokë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë, por në një moment litari u zgjidh dhe dollapi ra në tokë duke u bërë copa.

Videoja e publikuar më poshtë është filmuar diku në pjesën lindore të Evropës, ku dy burra derisa mundoheshin me çdo kusht ta lëshojnë në tokë pa e dëmtuar dollapin, në një moment ndodh e kundërta dhe ai thyhet