Mendes përgatit arritjen e CR7 te PSG-ja

PSG është duke përgatitur të kompletojë transferimin e yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

30/06/2021 08:59

Edhe pse rikthimi i Massimiliano Allegrit i pëlqeu portugezit, ka dyshime seriozë lidhur me projektin e “Bianconerëve”, sidomos në garat evropiane, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes këto ditë do takohet me presidentin e PSG-së, Al Khelaifi që të kompletojë marrëveshjen.

Transferimi pritet të kompletohet për 25 milionë euro, derisa për PSG do jetë transferim i mirë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe bindur Kylian Mbappe që të rinovojë kontratën.

Portugezi është idolli i francezit, andaj transferimi i tij mund ta bind talentin të mos largohet.

Ndërsa, një treshe sulmuese si Neymar, Cristiano dhe Mbappe do frikësonte çdo mbrojtës.

Marrëveshja praktikisht do mbyllet për CR7 që do provojë të fitojë tituj edhe në Ligue 1, ku do shtonte më shumë rekorde, ngase ka fituar çdo trofe të mundshëm në Angli, Spanjë dhe Itali./Lajmi.net/