Mendes ia ofron shansin Juventusi ta transferoj yllin e madh
Juventus është shumë afër të bëjë një goditje të madhe.
Merkato
Juventus e do transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid, që aktualisht është në huazim te Bayern Munich.
Ylli kolumbian është në vitin e fundit të huazimit te bavarezët, pas dy vitesh të kaluara në Bundesligë, përcjell lajmi.net.
Juventus e do transferimin e James, por që duhet ta pret miratimin e Real Madridit.
Skuadra spanjolle duket se nuk llogaritë në shërbimet e tij, andaj kërkon t’i marrë 80 milionë euro nga shitja e tij.
Jorge Mendez është duke punuar që marrëveshja të mbyllet sa më parë, në mënyrë që kolumbiani të transferohet në ‘Allianz Stadium’ me të përfunduar ky sezon. /Lajmi.net/