Mendes dëshiron largimin e Sanches në janar, Arsenal, Milan dhe Liverpool në garë

Agjenti Jorge Mendes është duke provuar ta largojë klientin Renato Sanches nga Lille në afatin e janarit, me AC Milanin, Arsenalin dhe Liverpoolin të interesuar.

Sport

23/11/2021 13:00

Portugezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe “Rossonerët” shihen si destinacioni kryesor, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta Milan dhe Arsenal janë të interesuara, por nuk e di. Milan është klub i madh dhe historik. Është klas, i pëlqejë ata”, tha Sanches të hënën për L’Equipe.

Sanches pranoi se është gati të largohet nga Lille në janar dhe Calciomercato raporton se Mendes është duke bërë gjithçka që t’i plotësojë kërkesat e klientit.

Bisedimet mes Milanit dhe lojtarit janë duke vazhduar, por Lille kërkon se paku 35 milionë euro për futbollistin në janar.

Milan nuk është gati të ofrojë aq shumë sepse lojtarit i skadon kontrata në verë, por në janar do bëjnë një ofertë më të vogël.

Në rast që Mendes nuk e bind Lillen, atëherë Milan do provojë transferimin e Sanches në verë si agjent i lirë, por edhe dy klubet angleze, si Liverpool dhe Arsenal janë duke vëzhguar situatën./Lajmi.net/