Memushaj: Do të luaj në këtë skuadër edicionin e ri

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i Peskarës, Ledian Memushaj, ka qënë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit sa i përket merkatos së verës. Pas rënies në Serinë B të ekipit të tij, nuk ka munguar interesi nga skuadra të tjera. Bolonja ka qenë më e interesuara e Serisë A, por edhe zviceranët e Sionit, të drejtuar nga Paolo Tramexani, janë kandidatë seriozë.

Sport

16/06/2017 20:20

Megjithatë vetë Memushaj në një prononcim për mediat italiane ka hedhur poshtë të gjithë zërat e merkatos.

“Këtu ndihem mirë dhe dua të qëndroj. E ardhmja ime varet nga vlerësimet që do të bëjë klubi dhe trajneri. Nuk më intereson kategoria ku luajmë, në 3 vite me këtë fanellë e kam provuar si të mirën dhe të keqen. Tani duhet të shohim përpara për të rigjetur besimin dhe të rikthehemi të fitojmë.

Në vitin e kaluar thuajse nuk e filluam fare kampionatin, patëm një rendiment shumë të dobët. Për mendimin tim potenciali jonë ishte shumë më i madh se ai që u pa në fushë. Merkato? Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk kam kontaktuar me askënd. Nëse vijnë oferta, do t’i vlerësojmë me agjentin tim”, është shprehur mesfushori.