Memli Krasniqi voton në kryeqytet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin. Krasniqi votoi në orën 10:00 në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet. “Votuam për t’i dhënë drejtimin që meriton Prishtina si qyteti i yni, sepse 4…

Lajme

12/10/2025 10:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin.

Krasniqi votoi në orën 10:00 në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

“Votuam për t’i dhënë drejtimin që meriton Prishtina si qyteti i yni, sepse 4 vitet vërtet janë shumë dhe verdikti i tyre është që të vendosin për më të mirën për ta”, tha Krasniqi.

Ai u shpreh i bindur për një proces të rregullt dhe demokratik, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në votime./Lajmi.net/