Memli Krasniqi: PDK hyn në zgjedhje nacionale për të fituar, do t’ia japim Kosovës një qeveri të re me vizion përbashkues
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK është e gatshme t’i hyjë garës për zgjedhjet nacionale për të fituar. Krasniqi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale garanton rezultat të mirë edhe në ato nacionale, i cili do t’ia mundësojë Kosovës të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK është e gatshme t’i hyjë garës për zgjedhjet nacionale për të fituar.
Krasniqi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale garanton rezultat të mirë edhe në ato nacionale, i cili do t’ia mundësojë Kosovës të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga PDK.
“Një qeveri, e cila mundohet me i bashku njerëzit e jo me i përça dhe për t’i rrëzuar muret e ndarjes, që i ka krijuar Albin Kurti për sa vjet dhe që ia jep një vizion të ri vendit tonë, për t’ia rikthyer një normalitet që ka qenë i munguar”, ka thënë ai mbrëmë në Klan Kosova.