Memli Krasniqi: Pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar sot se me vendim të Kryesisë ka marrë përsipër të udhëheqë fushatën zgjedhore të kësaj partie si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Krasniqi tha se zgjedhjet e ardhshme përfaqësojnë një mundësi për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”, duke theksuar…

Lajme

26/11/2025 16:32

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar sot se me vendim të Kryesisë ka marrë përsipër të udhëheqë fushatën zgjedhore të kësaj partie si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Krasniqi tha se zgjedhjet e ardhshme përfaqësojnë një mundësi për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”, duke theksuar se PDK hyn në këtë proces “më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton”, raporton lajmi.net

Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet, pas shtatë mandateve në Kuvendin e Kosovës.

“Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor.
Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Në këtë fushatë, do të jem plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores sonë të përbashkët. Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore.
Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza.
Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë!/Lajmi.net/