Memli Krasniqi pas publikimit të rezultateve përfundimtare: Faleminderit për besimin e rreth 200 mijë qytetarëve, ky është tjetër hap për rikthimin e madh
KQZ sot publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nga këto publikime del se LVV ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK 24 ulëse, LDK ka fituar 20 mandate kurse AAK-Nisma ka arritur të përfaqësohet në legjislaturën e re me 8 deputetë, transmeton lajmi.net. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falenderuar votuesit e kësaj…

Lajme
KQZ sot publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Nga këto publikime del se LVV ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK 24 ulëse, LDK ka fituar 20 mandate kurse AAK-Nisma ka arritur të përfaqësohet në legjislaturën e re me 8 deputetë, transmeton lajmi.net.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falenderuar votuesit e kësaj partie duke potencuar rritjen me 50 mijë vota të subjektit që ai drejton.
“Faleminderit! Kjo është fjala e parë dhe më e sinqertë që e ndjej t’ua them pas përfundimit të numërimit të votave. Faleminderit për besimin e rreth 200 mijë qytetarëve që na mbështetën në zgjedhjet e 9 shkurtit. Garuam me kandidatin, vizionin dhe listën më të mirë për Kosovën. Prezantuam projektin më të duhur për zhvillimin e vendit. Dhe u rritëm – me 50 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e fundit, një rezultat historik për partinë tonë”, ka shkruar ai./Lajmi.net/
Ja postimi i plotë: